Surroi: Rama nuk është burrë shteti por provokator estetik

Surroi: Rama nuk është burrë shteti por provokator estetik

22:13, 11/03/2019

Publicisti Veton Surroi deklaroi gjatë emisionit “A show” se Edi Rama është një provokator estetik.

Lidhur me parimet si burrë shtetit, Surroi tha se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, u shpreh Surroi.

Ai foli dhe për pritshmërinë që përcjell dhe tha se ajo nënkupton ndryshim.
“Detyra jonë është të krijojmë pritshmëri sepse nënkuptojnë ndryshim. Detyra jonë të krijojmë kapacitetin mendor të ndryshimit. Është mundësia që të tërheqim, shoqërinë, individin nga gremina që gjithnjë e kemi shumë afër”, deklaroi Surroi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco