VENDIMI/ E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Kosova shpall 'non-grata' gazetarin britanik

VENDIMI/ E quajti UÇK-në organizatë terroriste, Kosova shpall 'non-grata' gazetarin britanik

18:18, 11/03/2019

Gazetari britanik Graham Phillips, që nga Prishtina sulmoi UÇK-në, pritet të shpallet person “non-grata” nga shteti i Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përgatitur vendimin për ta shpallur britanikun pro-serb dhe pro-rus, të padëshirueshëm brenda territorit kosovar dhe pritet që nesër të nënshkruhet nga ministri i brendshëm Ekrem Mustafa.

Sipas këtij vendimi, një pjesë të të cilit e ka siguruar Reporteri.net, gazetari britanik i ndaloht hyrja në Kosovë për një periudhë të paktën 10-vjeçare.

Gazetari nga Britania e Madhe, para pak ditësh, shpërndahu në rrjetet sociale disa materiale propagandistike kundër shtetit të Kosovë.

Në një nga këto video, të xhiruara në Kosovë, Graham Phillips e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe se ndjehet i turpëruar që vendi i tij e ka përkrahur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

VENDIMI:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco