Serbët dhe pro-serbët në panik/ Ramush Haradinaj ka mbështetjen e Angela Merkel

Serbët dhe pro-serbët në panik/ Ramush Haradinaj ka mbështetjen e Angela Merkel

17:51, 11/03/2019

Gjermania mbështet drejtpërdrejtë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kështu shkruan portali Demostat, që citon burime diplomatike perëndimore.

“Haradinaj dhe gjermanët këmbëngulin në ruajtjen e integritetit të Kosovës, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk ka ndryshime në kufijtë e Ballkanit, e cila është shkaktuar kryesisht nga frika e Kutisë së Pandorës për pjesën tjetër të këtij rajoni, që serbët dhe kroatët në Bosnje e Hercegovinë dhe shqiptarët në Maqedoninë Veriore duhet të vazhdojnë në të njëjtën rrugë”, citohen burimet diplomatike.

Lidhur me këtë fakt, flet shumë edhe mesazhi që përcolli javën e shkuar ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç.

Daçiç tha para gazetarëve se “disa vende po luajnë një lojë të dyfishtë rreth Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës është shfaqur i hapur në publik kundër idesë për ndërrim territoresh me Serbinë, ndryshe nga presidenti Hashim Thaçi. Madje edhe sa i përket taksës kundër produkteve serbe Haradinaj është treguar i vendosur, ndryshe nga Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco