Moti/ Ja si ndryshojnë temperaturat

Moti/ Ja si ndryshojnë temperaturat

08:04, 11/03/2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të ketë ndryshim të situatës meteorologjike.

Sipas institutit, fushat me presion të lartë që ishin ditëve të fundit, po i ndryshojnë vlerat e tyre, duke krijuar situatë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje shiu, bore dhe ulje në fushat termike.

“Të hënën, në pjesën e parë të ditës vlerat termike mbesin të larta, mirëpo gjatë ditës kjo situatë do të ndryshoj, sepse do të krijohen vranësirat e dendura dhe jostabile, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë deri 15 gradë (vetëm ditën e hënë), ndërsa nga e marta maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe më pas nga pasditja e së hënës e tutje, era do ta ndërroj kahun, në drejtim të veriut dhe verilindjes shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco