Hakmarrja/ Lista Serbe gati të votojë rrëzimin e Haradinajt, reagon ministri: Lerini kërcënimet

Hakmarrja/ Lista Serbe gati të votojë rrëzimin e Haradinajt, reagon ministri: Lerini kërcënimet

21:09, 10/03/2019

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq.

Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Simiq u shpreh se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo duke i dhënë legjitimitet me praninë e gjatë seksioneve parlamentare.

“Çfarë do të bëjmë me 9% ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deputetëve të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj tha se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

 “Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco