Pas Vuçiç kërcënon edhe ministri i Mbrojtjes: E kemi ushtrinë gati...

Pas Vuçiç kërcënon edhe ministri i Mbrojtjes: E kemi ushtrinë gati...

22:14, 09/03/2019

Miratimi i Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi. Presidenti Aleksander Vuçiç ka qenë më aktivi kundër saj, duke thënë se ajo platformë e bllokon edhe më tepër dialogun, pasi nuk lë hapësirë për kompromis.

Ndërkohë sot ka qenë rradha e ministrt serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka deklaruar se, Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie ushtrinë, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos shqetësohen.

“Platforma e Prishtinës është e orientuar kundër dialogut, ajo e vështirëson edhe më tepër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, citon media serbe Fonet Vulin.

Ministri serb i mbrojtjes ka thënë se, ushtria serbe është e gatshme të përmbushë çfarëdo urdhëri që i vjen nga komandanti suprem.

“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin.

Deklaratat luftënxitëse kanë ardhur gjatë fillimit të një trajnimi 15-ditor të disa qytetarëve që kanë kryer shërbim ushtarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco