Vuçiç kërcënon Kosovën: S'jemi të dobët si në 2008 kur shpallët Pavarësinë...

Vuçiç kërcënon Kosovën: S'jemi të dobët si në 2008 kur shpallët Pavarësinë...

20:19, 09/03/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vazhdon të merret çdo ditë me Kosovën. Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, ai ka thënë se Serbia ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joseriozë shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, është shprehur ai.

“Më pas e miratuan njëfarë platformë për të cilën thanë se duhet të pajtohemi, kurse tash përgatitën një trik tjetër. Tash doli ministri Pacolli dhe tha tash duhet të takohen ekipet tona negociatore. Që të vazhdojmë, sigurisht e kanë menduar që kjo të bëhet me kushtin e platformës së tyre, të pranojmë që gjithçka është e tyre, që Kosova është shtet i pavarur në të cilën duhet të formohet Gjykata Speciale ku do të përgjigjeshin serbët për krimet e luftës, dhunimin e shqiptareve, që të formohet komision i veçantë i cili do të thotë se Serbia duhet të paguaj kaq për dëmin e luftës”, ka vijuar Vuçiç.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk i është shmangur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni”.

“Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës me një gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë çdo fëmijë dhe çdo njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vicivici10/03/2019 12:03

Me politiken, korrupsionin dhe degjenerimin,Kosova po rikthehet atje ku ishte! vereni me kujdes: nuk ka me fare atdhedashuri, nuk ka me ndnjeja per bashkim kombetar qe sa vjen dhe shuhet, shuhet deri ne ate pike qe te shpallet Shqiperia armike!!, nuk ka sinqeritet, nuk ka patur dhe nuk ka fare fare fare Mirenjohje qe strehuam 500 000 e plus shqipetare te kosoves, kane filluar kosovaret te denigrojne Berishen e Madh qe punoi aq shume per ata, kane filluar te ndryshojne sens per te mos kaluar pushimet ne shqiperi/ me gjithe ca probleme te vockela/ dhe preferojne ulqinin, preferojne te bejne udhetimin nga merdare e serbise, blegerijne per taksen e rruges se kombit, etj etj etj etj etj dheduan te cfaqen superiore ndaj shqip te shqiperise hahahaha , sa te lodhur jane!! atje ku ishin po projektohet rikethimi dhe deren do e kene me celes heren tjeter, do hapet vetem per mirenjohesit! .. nga kjo dere kalon progresi i tyre por po nencmojne, harrraaaaammmm! Vucici,dacici, drashkovici e tere vicat e tjere po ju presin!

Shto koment

Denonco