Makinat bëjnë garë në rrugë/ Një i vdekur e 3 të plagosur

Makinat bëjnë garë në rrugë/ Një i vdekur e 3 të plagosur

18:35, 09/03/2019

Një këmbësor ka humbur jetën në Podujevë të Kosovës, pasi është goditur nga një makinë që ishte duke bërë garë me një makinë tjetër.

Sipas policisë së Kosovës, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa për këmbësorin 73-vjeçar me inicialet J.Z, goditja ka qenë fatale.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00 në rrugën Podujevë-Merdarë, në fshatin Shtedimc.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa polica po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco