Detaje të reja/ AKI planifikoi për 17 ditë arrestimin e 6 'Gylenistëve' në Kosovë

Detaje të reja/ AKI planifikoi për 17 ditë arrestimin e 6 'Gylenistëve' në Kosovë

17:05, 09/03/2019

Ekstradimi i 6 shtetasve turk nga Kosova nuk ishte i rastësishëm. Institucionet e Kosovës kanë punuar 17 ditë për të realizuar planin që ngjalli shumë debate në Kosovë, Turqi dhe jo vetë..

Ndonëse krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli deklaruan se ishin të painformuar rreth operacionit, faktet që zbulon portali Kallxo.com tregojnëp të kundërtën.

Në bazë të raportit të ekspertit amerikan Tienmu Ma, plani  kishte filluar që nga 12 marsi kur një zyrtar i AKI-së (Agjencia Kosovare e Inteligjencës) kishte shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme konkretisht në Departamentin për Shtetësi Azil dhe Migrim për të kontrolluar dosjes e gjashtë shtetasve turk.

Ai kishte kërkuar dosjet e : Hasan Hysein Demir i lindur më 10 maj 1976, Karhaman Demirez i lindur më 11 dhjetor 1981, Mustafa Erdem i lindur më 6 janar 1972, Yusuf Karabina i lindur më 18 janar 1974 , Osman Karakaya i lindur më 1 janar 1972 , Cihan Ozkan i lindur më 20 shtator 1989.

Më 19 mars zyrtari i AKI-së kishte njoftuar zyrtarisht zyrtarët e Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion se AKI po mbante nën vëzhgim shtetasit turk.

Ndërsa tri ditë më vonë më 22 mars, drejtori i atëhershëm i AKI-së Driton Gashi i kishte dërguar një shkresë ministrit të Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj me c’rast kishte kërkuar nga ai revokimin e lejeve të qëndrimit të pesë shtetasve turk që kishin lejeqëndrimi të vlefshme me arsyetimin se ata paraqisnin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa më 28 mars Driton Gashi përmes një shkrese të re drejtuar ministrit Sefaj kishte kërkuar që Osman Karakayas t’i refuzohet vazhdimi i lejes.

“Nga pesë shtetasit, tre prej tyre posedonin leje qëndrimi të përhershme, (Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Karhaman Demirez), ndërsa dy prej tyre (Hasan Hysein Demir dhe Cihan Ozkan) posedonin lejeqëndrimi të përkohshme. Shtetasit të gjashtrë Osman Karakaya i kishte skaduar lejeqëndrimi i përkohshëm dhe aplikoi për vazhdim më 27 mars 2018”, thuhet në raport.

Një ditë më vonë, me 23 mars divizioni për të huaj në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim në kuadër të MBP-së ka nxjerrë pesë vendime për revokimin e lejeve të qëndrimeve për pesë shtetasit turk.

Në bazë të raportit kompania ajrore ‘Birlesik Insaat’ nga Turqia më 27 mars kishte kërkuar leje për fluturim taxi tek Ministria e Infrastrukturës, sipas kërkesës qëllimi i fluturimit ishte biznesor me një pasagjer në ardhje dhe një pasagjer në shkuarje.

Mirëpo kjo kompani një ditë më vonë 28 mars ka dërguar një kërkesë tjetër duke ndryshuar datën e fluturimit për 29 mars si dhe qëllimin e fluturimit, dhe po në atë ditë Departamenti i Aviacionit Civil kishte aprovuar kërkesën për fluturim.

Më 28 mars është mbajtur takimi midis Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shaban Guda, Kolonel dhe Drejtor i Policia Kufitare, Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare dhe dy zyrtarë të AKI-së.

Sipas raportit, shkruan Kallxo.com, ky takim ishte hera e parë kur Policia u informua për revokimin e lejeve të qëndrimit të pesë shtetasve turq që kishin leje të vlefshme.

Më 29 mars drejtoria për migrim dhe të huaj dhe Policia e Kosovës ka nxjerrë 6 urdhër për largimin me forcë.

Operacioni për dëbimin e gjashtë shtetasve turk është zhvilluar në mëngjesin e 29 marsit

Në ora 7- të është bërë shpërndarja e ekipeve policore në teren në gjashtë ekipe, në dy lokacione të ndryshme (Në lagjen Marigona në Lipjan si dhe në qytetin e Gjakovës)

Një orë më vonë ndalohet Jusuf Karabina dhe Mustafa Erdem dërgohen në Drejtorinë për Migracion dhe të Huaj, ndërsa në orën 09:07 ndalohet Osman Karakaya i cili poashtu dërgohet në DMH.

Ndërsa grupi i dytë i policëve i cili kishte qenë në qytetin e Gjakovës në orën 08:00 ndalon Karhaman Demirez, Cihan Ozkan dhe Hasan Husein Gynakan dhe i dërgojnë në Drejtorinë për Migracion dhe të Huaj.

Të gjithë të ndaluarit në ora 9-të janë dërguar në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ , në ora 9:27 veturat me personat e ndaluar arrijnë në Aeroport dhe qëndrojnë përkohësisht në zonën VIP për të vazhduar me kontrollimin e dokumentacionit në orën 9:50.

Në orën 10:09 nën prezencën e shefit të njësisë së emigracionit, zyrtarëve DMH-së (Drejtoria për Migrim dhe të Huaj) dhe Drejtori dhe zyrtarët nga AKI ka përfunduar kontrollimi i shtetasve turk.

Ndërsa në ora 10:25 ka filluar transportimi i shtetasve turk nga Policia e Kosovës deri tek aeroplani i autoriteteve turke, pastaj në ora 10: 42 ka përfunduar dorëzimi i gjashtë shtetasve turk.

Më 29 mars në ora 10:50 aeroplani është nisur për në Turqi.

Dy ditë më vonë, më 31 mars kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar fillimin e hetimeve nga Kryeprokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI), Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Policor i Kosovë, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Më 4 Prill 2018 Prokuroria e Shtetit autorizon Policinë e Kosovës- Departamentin Special Anti-Korrupsion të ndërmarr veprime hetimore me rastin.

Më 28 qershor Kuvendi i Republikës së Kosovës themelon Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment