Nis në Ambasadën amerikane, takimi i liderëve të Kosovës me David Hale

Nis në Ambasadën amerikane, takimi i liderëve të Kosovës me David Hale

09:53, 09/03/2019

Sapo ka filluar takimi Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Burime të sigurta të Telegrafit bëjnë të ditur se takimi është duke u mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Diplomati amerikan në këtë takim do të kërkojë nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bonsja e Hercegovina.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco