U arrestua, mjeku popullor tenton vetëvrasjen në qeli

U arrestua, mjeku popullor tenton vetëvrasjen në qeli

17:05, 08/03/2019

Mjeku i njohur popullor nga Kosova  Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka tentuar të vetvritet në qelinë e paraburgimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në paraburgimin e Prizrenit ku Burdushi mbahet prej më shumë se dy muajsh me akuzat e mashtrimit ndaj klientëve të cilët kërkonin shërim te ai kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

Hysri Peqani ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në qeli, por falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve është bërë e mundur të ndalohet në kohë.

‘Me datën 25.02.2019, rreth orës 05:00 të mëngjesit, i paraburgosuri H.P. ka tentuar të bëjë vetëvrasje, me ç’rast si mjet ka përdorur çarçafin e shtratit, i cili është në dhomën e tij.

Pasi është dëgjuar një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tillë ende pa filluar (d.m.th. në fazën fillestare)’, njoftojnë autoritetet në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco