Lajm i mirë për Trepçën

Lajm i mirë për Trepçën

12:22, 08/03/2019

Ministri i i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala edhe zyrtarisht ia dorëzoi certifikatën e regjistrimit të biznesit të kombinatit metalurgjik “Trepça” ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka,raporton SyriKosova.

"Tashmë gjiganti metalurgjik “Trepça” i takon edhe zyrtarisht shtetit dhe popullit të Kosovës ashtu siç i ka takuar gjithmonë", shkruan ministri në Facebook.

Kujtojmë se regjistrimi i "Trepçës", vjen pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco