Kosova dhe me Belgjika me Marrëveshjes për Sigurimet Sociale

Kosova dhe me Belgjika me Marrëveshjes për Sigurimet Sociale

11:19, 08/03/2019

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një takimi, që ka zhvilluar me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, François Bontemps, kanë nënshkruar nëpërmjet një ceremonie në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Instrumentet e Ratifikimit të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, njofton kumtesa e MPJ.

Me këtë Marrëveshje, do t’i mundësohet shtetasve të dy shteteve, e drejta e tyre në pensionet kontribut-pagues (duke përfshirë dhe pensionet e kursimeve individuale - trusti pensional), pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.

Shtetasit kosovarë, të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Mbretërinë e Belgjikës, do t’ju mundësohet, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë, që këtë pension ta marrin në Kosovë.

Gjithashtu, shtetasve kosovarë do t’i mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës), në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.

Në anën tjetër, personat, të cilët banojnë në Belgjikë dhe plotësojnë kushtet për përfitim të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta transferojë pagesën e pensionit nga Kosova në Belgjikë.

Sipas marrëveshjes, çdo shtetas (kosovar apo belg), ka të drejtë të aplikojë në ndonjërin prej dy vendeve në këto lloje të përfitimeve.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 20 shkurt 2018, në Bruksel, ndërsa pas nënshkrimit dhe shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit ajo hyn në fuqi më 1 qershor, 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco