FOTO/ Aksidenti tragjik në Gjilan, Haradinaj viziton të plagosurit në spital

FOTO/ Aksidenti tragjik në Gjilan, Haradinaj viziton të plagosurit në spital

19:27, 07/03/2019

Qyteti i Gjilanit ka  shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Kjo pasi në mesditën e sotme ky qytet u trondit nga aksidenti, i cili shkaktoi një viktimë e mbi 20 të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në QKUK për kurim të specializuar, ku janë vizituar edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK. 
Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.

Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Aksidenti, që u shkaktua nga një kamion, mund të ishte më fatal pasi ndodhi në zemër të qytetit të Gjilanit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco