FOTO/ Politika e Kosovës uron shqiptarët e Tuzit: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam

FOTO/ Politika e Kosovës uron shqiptarët e Tuzit: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam

23:24, 03/03/2019

Menjëherë pas shpalljes së fitores së koalicionit shqiptar “Malësia na bashkon” në Tuz, politika e Kosovës ka nisur urimet e para.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook,  konsideron këtë fitore si historike.

“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!”, shkruan Haradinaj.

Pas tij kanë reaguar edhe dy zv/kryeministrat Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj.

 “Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, shkruan ministri i jashtëm Pacolli në Facebook.

Edhe Fatmir Limaj, ka përcjellë urimet e tij duke thënë se kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme: “Kjo u konfirmua sonte me fitoren e koalicionit “Malësia na Bashkon”. Rezultatet e para tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz. Urime Malësisë së Madhe dhe të gjithë shqiptarëve!”

Nuk ka munguar as urimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli: “Fitorja e sotme e shqiptarëve në Tuz është mesazh për shqiptarët kudo që janë: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam. Gjithmonë. Urime!”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco