Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, arritën kulmin më të lartë

Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, arritën kulmin më të lartë

13:58, 23/02/2019

Ishte vendosur me 21 nëntor të vitit të kaluar  nga Qeveria e Kosovës taksa 100 për qind  ndaj prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake, të cilat importohen drejt Kosovës.

Efektet e kësaj takse të vonuar, për pak ditë kanë shënuar rritje të prodhimtarisë vendore, ngritje të kapaciteteve, punësime më të shumta e investime nëpër fabrika.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini, tha për “SyriKosova”, se Kosova ka shënuar një rritje të lartë të prodhimtarisë vendore falë taksës së vënë nga qeveria.

Sipas tij ka një rritje të prodhimtarisë vendore, kapaciteteve prodhuese, rritje të vendeve të punës e investime të shumta. Disa kompani prodhuese kanë rritur kapacitete mbi 100 për qind, punësim mbi 15 për qind  e po ashtu është rritur edhe konsumimi i prodhimeve vendore mbi 50 për qind dhe e gjithë kjo falë taksës.

“Kjo është një e arritur e madhe edhe një efekt pozitiv për vendin, sepse qytetarët e vendit tashmë janë duke konsumuar prodhime vendëse dhe të cilat janë jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, tregon se shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kanë arritur kulmin më të lartë në historinë e tyre në mbi 270 milionë euro në vitin e kaluar fal taksës.

“Mendoj se taksa krijoi avantazh për vendin sa i përket aspektit ekonomik dhe asesi nuk krijon asnjë disavantazh për ekonominë, ndërsa  mund të ketë ndonjë ngadalësim në aspektin politik, por  jo ndalje”, tha Shahini për “SyriKosova”. B. T   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco