Bahtiri ia dërgon  peticionin “kundër” kushtetues presidentit

Bahtiri ia dërgon peticionin “kundër” kushtetues presidentit

11:49, 21/02/2019

Edhe përkundër faktit se Ministria e Pushteti Lokal ka refuzuar si të jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese iniciativat e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, për bashkim me atë të veriut, Agim Bahtiri nuk po dorëzohet.

Ai ia ka dorëzuar peticionin për bashkimin qytetit të Mitrovicës, me 16 mijë e 594 nënshkrime edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut,  Agim Bahtiri, tha se ka kërkuar nga presidenti që të merr iniciativë dhe peticionin t'ia dorëzoj kuvendit, ndërsa sa më parë të merret një vendim pasi që qytetarët e Mitrovicës janë të zhgënjyer me këtë padrejtësi që po u bëhet me ndarje të qytetit.

Bahtiri u shpreh se këtë peticion e kanë përkrahur edhe Presidenti, kryetari i Kuvendit dhe liderët tjerë përveç kryeministrit.

Ai i kërkoi kryeministri Haradinaj që këtë peticion ta trajtojë me seriozitet..

 "Po ia bëjë me dije edhe kryeministrit që Mitrovica është e bashkuar dhe do jetë fuqishëm e bashkuar dhe sa më shpejt të shfuqizohet vendimi i mëparshëm", tha ai.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri peticionin ua ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Siç dihet Mitrovica, është e ndarë tash njëzetë vjet dhe megjithë përpjekjet e mia nga viti 2013, që ta bashkoj qytetin, në mënyrë që të jetë i të gjithëve, nuk mundem ta bëjmë”, thotë Bahtiri.

Për “SyriKosova”, kryetari i Mitrovicës, kë shtuar se  mos bashkimi ka ndodhur për arsye se pjesa e veriut dhe kryetari atje, e ka kokën në Beograd e trupin në Mitrovicë. Përpjekjet e tyre ishin që nga veriu të largojnë të gjithë shqiptarët e ta shndërrojnë veriun në një qytet të pastër etnik serb.

“Në pamundësi që të ndërhyjë, sepse nuk është në kompetencën time e duke diskriminuar atje shqiptarët ku mbi 15 mijë banorë janë larguar nga veriu dhe duke blerë serbët pronat e shqiptarëve, kam nisur të veproj”, tha Bahtiri.

Ai tregoi se për shkak të kësaj e ka parë të udhës të ndërmarr veprime për bashkimin e qytetit, sepse në Kosovë duhet të funksionojnë si duhet  rendi e ligji dhe asnjëherë të mos të diskriminohet askush pavarësisht i cilit komunitet është.  B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco