LDK reagon ndaj abuzimit të Qeverisë për fondet e filmit

LDK reagon ndaj abuzimit të Qeverisë për fondet e filmit

11:33, 20/02/2019

Avdullah Hoti nga LDK-ja, që ka qenë edhe ministër i Financave ka reaguar për ndarjen e 180 mijë eurove që i ka bërë Qeveria e Kosovës nga rezervat e shtetit për një film.

Ai nuk i jep vetes të drejtën të vlerësojë rëndësinë e filmit, por thotë se ekziston Qendra Kinematografike e Kosovës për këtë çështje.

Bëhet fjalë për ‘Iliria Film’, që ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, për realizimin e filmit artistik ‘Lojë Jete’, koproduksion Kosovë- SHBA. E që për këtë ka kërkuar mjete financiare në vlerë 180 mijë euro.

Postimi i plotë i Hotit:

Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves.

Por, ekziston ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit "është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe cdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike."

Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente.

Ligji per financat publike i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.

Gjykojeni vete se cfare i thone kesaj menyre te shpenzimit te buxhetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco