FOTO/ Për ditëlindjen tënde, babë, Hamëz Jashari!

FOTO/ Për ditëlindjen tënde, babë, Hamëz Jashari!

14:50, 19/02/2019

Sot duhet të ishte 69-vjetori i Hamëz Jasharit, por ai sot prehet si Heroi i Kombit, vrarë nga forcat serbe bashkë me vëllanë e tij, Adem Jasharin. I biri i Hamzës, Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt, e ka kujtuar dhe nderuar babanën e tij dhe të gjithë heronjtë me një tufë lulesh të kuqe dhe dedikim.

Për ditëlindjen tënde, Babë...

Për ty që mi mësove vlerat e larta njerëzore, për ty që më bërë të kuptoj dashurinë për jetën.

Ti dhe vëllai yt, që më vonë do të njihet si Komandat Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkërisht ideologë të saj, u bëtë mësim për gjeneratën Tuaj dhe të tjerat që do t’iu pasojnë, për atdhedashurinë.

Ti më mësove mua dhe të tjerët se sa e vlefshme është liria, si mund të sakrifikohet për liri, sa shumë duhet të angazhohemi për të ndërtuar vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Për çdo ditë, mua më shumë më lartësohet personaliteti yt, i papërshkrueshëm për mirësinë dhe thellësinë e mësimeve me shembuj personal.

Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Teje, që ma mundësove të vazhdoj gjurmëve tua në rrethana të reja, të ekzistoj dhe të shkruaj për Ty, në atdheun tonë të dashur!

Urime Babë ditëlindja e 69-të!

    Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Ishte djali i dytë i Shaban Jasharit.

    Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit të vëllait dhe s’ju nda deri në vdekje.

    Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

    Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa i mbijetuan luftës Bekimi dhe Besarta.

    Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco