Për Pejën e Obiliqin, premtohen 225 milionë euro

Për Pejën e Obiliqin, premtohen 225 milionë euro

12:40, 19/02/2019

Edhe dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, tha ministri I Tregtisëe dhe Industrisëe Endrit Shala.

Sipas Shalës, subjektet aplikuese “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro.

“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative.” Shtoi ai

Fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj, shkruan Shala në Facebook.

Këto dy investime që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet direkte të huaja në Republikën e Kosovës, perfundon Endrit Shala

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco