Kamarieri në Prishtinë i bën një surprizë, gazetarit dhe ish-piloti amerikan

Kamarieri në Prishtinë i bën një surprizë, gazetarit dhe ish-piloti amerikan

10:21, 18/02/2019

Një gazetar amerikan, ish pilot, është befasuar në Prishtinë këtë të dielën, kur ka shkuar në një kafene për të drekuar në ditën kur po shënohej përvjetori i njëmbëdhjetë i Pavarësisë së Kosovës.

Nolan Peterson, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili punon si korrespondent për “The Daily Signal”, ka treguar se si në një kafene në kryeqytetin kosovar nuk është lejuar të paguajë.

“Sot, Kosova festoi 11 vjetorin e Pavarësisë. Para paradës, hëngra drekë në një kafene në Prishtinë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Kur kërkova faturën, kamerieri thjesht më buzëqeshi dhe më tha, ‘I ke prej shtëpisë’”, ka treguar ai.

Gazetari amerikan, i cili, sipas biografisë së tij në Facebook, ka qenë pilot i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka thënë ta ketë pyetur kamerierin pse po tregohej aq bujar ndaj tij.

“Vendi yt e ka shpëtuar timin”, ka treguar gazetari t’i ketë thënë kamerieri. “Më e paketa që mund të bëj është të ta paguaj drekën”, i është thënë më tej atij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco