Temperaturat për sot në Kosovë

Temperaturat për sot në Kosovë

08:14, 18/02/2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur edhe kjo javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Sipas IHMK-së, të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco