VIDEO/ Momenti historik! Bush: Shtetet e Bashkuara njohin shtetin e Kosovës

VIDEO/ Momenti historik! Bush: Shtetet e Bashkuara njohin shtetin e Kosovës

23:37, 17/02/2019

Kosova festoi 11-vjetorin e Pavarësisë së saj. 17 Shkurti të sjell në kujtesë mundin  dhe gjakun e mijëra djemve dhe vajzave, burrave trima dhe grave qëndrestare. Port ë gjithë jemi të vetëdijshëm se, pa mbështetjen e SHBA-ve Kosova vështirë se do e festonte sot këtë ditë.

Rol vendimtar, përveç presidentit Bill Klinton, I cili dha vendimin për bombardimin e Serbisë, ka patur edhe presidenti I 43-të I SHBA-ve, George W. Bush.

Njësoj si I ati president, Bush ishte presidenti amerikan që njohu zyrtarisht shtetin e Kosovës. Njohja u bë më 18 Shkurt 2008 dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër shtetet e para që morën këtë vendim së bashku me Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Afganistan etj, shkruan Syri.net.

"Në emër të popullit amerikan, unë njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ju përgëzoj Ju dhe qytetarët e Kosovës që keni marrë këtë hap të rëndësishëm në zhvillimin tuaj demokratik dhe kombëtar. Në këtë rast historik, unë përkujtoj lidhjet e thella dhe të sinqerta të miqësisë që bashkojnë njerëzit tanë. Kjo miqësi, e farkuar gjatë orëve më të errëta të tragjedisë së Kosovës, është bërë edhe më e fortë në nëntë vitet qëkur ka mbaruar lufta në Kosovë. Prej asaj kohe, Kosova ka punuar për ta rindërtuar shoqërinë e shkatërruar nga lufta, për të ngritur institucionet demokratike, për të mbajtur zgjedhje të suksesshme për një qeveri të re, dhe për të avancuar prosperitetin", ishte deklarata e Bush më 18 Shkurt 2008. 

Në videon e mëposhtme keni momentin historic, kur Bush deklaron para mediave vendimin e qeverisë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco