Kanada/ Pavarësia e Kosovës, kryeministri Justin Trudeau uron Konsullin e Përgjithshëm

Kanada/ Pavarësia e Kosovës, kryeministri Justin Trudeau uron Konsullin e Përgjithshëm

21:22, 17/02/2019

Toronto-Kanada/ Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 11-vjetorin e krijimit të shtetit shqipfolës, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, uron shqiptarët.

Donat Syla ka pritur sot urimin zyrtar të kreut numër një të shtetit kanadez në Ditën e Pavarësisë.

Syla përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në ceremoninë e 11-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës është ngritur në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto.

Ceremonisë së paralajmëruar i është bashkuar një numër i konsiderueshëm aktivistësh shqiptarë, intelektualë, trup diplomatikë si dhe zyrtarë e përfaqësues politikë të qeverisë së Kanadasë, Konsulli Syla, po ashtu ka publikuar edhe letrën e kryeministrit kanadez, Justin Trudau.

Postimi i plotë i Donat Sylës:

Sot, kishim nderin dhe privilegjin që në prani të shumë personaliteteve të ngrisim flamurin e Republikës së Kosovës në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto.

Ndjehëm jashtëzakonisht i nderuar për urimet që ora nga kryeministri i Kanadasë, Justin Traedou, nga premier i Ontarios, Dough Ford, me pjesëmarrjen e deputetes së Parlamenitit kanadez, Julie Dabrusin, deputetëve të Parlamentit të Ontarios, Kinga Surma dhe Bhutila Karpoche, ambasadorin e Shqipërisë, Ermal Muca, homologëve të mi nga Japonia, Turqia, Gana e shumë vende të tjera, diasporës sonte nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ngritja e flamurit tonë u bë nga djemtë e Hysen Prishtinës, nipat e Xhemajl Beg Prishtinës, Fatos & Fisnik Prishtina.

E ceremonia vazhdoi edhe me valle e kenge te bukura popullore dhe me nje ekspozite te punimeve te piktoreve shqiptare. Moment emocional i ceremonisë u krijua gjatë fjalimit të deputetes Bhutila Karpoche që i uroi të gjithë të pranishmit duke kujtuar lavdinë e heroit tonë kombëtar Adem Jashari. ‘Bac u kry’ ishte fjala përmbyllëse e fjalisë së saj!

Faleminderit të gjithëve! Gëzuar 11-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Albanian Montreal Press

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco