Jahjaga takon Ivanka Trump, flasin për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Jahjaga takon Ivanka Trump, flasin për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

21:24, 16/02/2019

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se sot është takuar me të bijën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka njoftuar se me Ivanka Trump kanë biseduar për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre”, ka shkruar Jahjaga.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco