Kush është kundër ndarjes së Kosovës/ Albin, Ramush, Is, ja përse nesër duhet të jeni në Tiranë!

Kush është kundër ndarjes së Kosovës/ Albin, Ramush, Is, ja përse nesër duhet të jeni në Tiranë!

10:41, 15/02/2019

“Si nuk do u diskutoka kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë”. Kjo ishte një nga deklarata që lëshoi mbrëmë te emisioni i Sokol Ballës dhe që shënjoi njëkohësisht  “nxjerrjen e kokës” të Edi Ramës, për rolin e tij në ndarjen e Kosovës.

Tashmë e kemi me zë dhe figurë që kryeministri i Shqipërisë, po punon për një plan që synon copëtimin e shtetit të dytë shqiptarë dhe që çon ujë, në hullinë e Serbisë dhe të presidentit Vuçiç.

Në këtë situatë ditën e nesërme opozita këtu në Shqipëri, ka ftuar shqiptarët e Shqipërisë që të pushtojnë sheshet e kryeqytetit për të rrëzuar Edi Ramën, si kryeministër të korruptuar, i lidhur me krimin e organizuar, si blerës dhe manipulator votash, e mbartës i shumë “të zezave” të tjera që qytetarët i heqin çdo ditë në kurriz.

Po në gjithë këtë listë që ka parashtruar opozita si arsye për largimin e Edi Ramës, mungon një kauzë madhore. Ose të paktën, ende nuk po artikulohet shumë fortë dhe qartë nga lidershipi, që ka thirrur shqiptarët në protestë; Edi Rama duhet larguar, edhe si një rrezik potencial për copëtimin e Kosovës.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, këtë duhet ta artikulojnë qartë dhe fortë. Por jo vetëm kaq; duhet të ftojnë në këtë protestë të madhe të 16 Shkurtit,  gjithë faktorin politik kosovar, që është kundër planit Vuçi?-Thaçi-Rama. Dhe nuk është vetëm Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Isa Mustafa dhe forcat politike që ata drejtojnë, por 90% e shqiptarëve të Kosovës!

Nesër ata duhet të jenë në Tiranë, sepse largimi i Edi Ramës nga skena politike është njëkohësisht një fitore, për sovranitetin e Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery16/02/2019 20:01

Nqs. Edi Rama eshte implikuar ne planin e Vuciqit per ndarjen dhe coptimin e Kosoves ateher edhe droni ne stadiumin e Beogradit me flamurin AUTHOKTONUS paska qene I pergaditur po nga Vuciq e Rama kurse ky I fundit per ta fshehur doren e zgjatur te tij ne kete pune te piste , reagoi si reagoi ( edhe ne konferencen per media bashke me Vuciqin ) per te fishehur dhe mbuluar mire implikimin e tij ne planin e Vuciq ne ndarje dhe coptimin e Kosoves Goxha steategji " e forte " e rames por , kure Edi Rama nisi ti mesoje keto marifete bajate serbe, ne Kosove kishim filluar ti harrojme

info@maniusa.us;nuk jam robot o,idiot;mos si cenzu15/02/2019 23:09

KUR KRYEDIPLOMATI DHE PROJEKTANTI I PLANIT PËR LIRI,RIBASHKIM,MBARË TROJE KOMBËTARE SHQIPTARE,ME KATËR VILAJETËT;NË NJË MBLEDHJE PËR KONSULTIME TË ORGANIZIMIT TË REVOLTËS GJITHË KOMBËTARE SHQIPTARE; Z.HASAN PRISHTINA,VËREN PSE CA KRERË NGA SHQIPËRIA LONDINEZË,ISHIN KUNDËR REVOLTËS GJITHË KOMBËTARE SHQIPTARE;DHE,Z.HASAN PRISHTINA NË BINË DUKE FOLUR I SHPETUAN CA LOTË;DHE SHKREHËJ NË VAJË,TEK QAJË; ËH,,PO PYESIN:PSE PO QAN OU,I NDERUARI Z.HASAN PRISHTINA?! DHE Z,HASAN PRISHTINA PËRGJEGJEJ DHE NDËRGJEGJEJ:PO QAJ,DHE PO SHKREHËN NË VAJ, SPESE,QEPSE:UNË RRJEDHË NGA NJË FAMILJE DRENICARE,TRADITA TË PLOTA TË FORTA;MË TË LARTA,MË TË ZJARRTA;QË PO-JA TË MBETEJ PO;SI DHE,JO-JA TË MBETËJ JO;DUKE MBAJTË FJALËN E BESËN;IDEALËN DHE SHPRESËN;DUKE PAGUAR EDHE ME GJAK,PLAGË,GJËR NË FLIJIM;PËR KRIJIM,ÇLIRIM;LIRI,PAVARËSI, OUUU,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!SHUMË T'FALA,REFUGJAT I LUFTËS PËRZENË ME DHUNË,NGA KOSOVA-NEW JERCEY,USA.

Shto koment

Denonco