FOTO/ 'Shtegu i Lirisë', sfidat e UÇK-së në luftë me serbët përkujtohen me marshim

FOTO/ 'Shtegu i Lirisë', sfidat e UÇK-së në luftë me serbët përkujtohen me marshim

20:23, 14/02/2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ideuar dhe ka qenë organizatori i markimit profesional në një prej shtigjeve më të përdorura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës 1998-1999.

Shtegu në fjalë, që sot quhet “Shtegu I Lirisë”, është përdorur nga UÇK për të siguruar furnizim nga Shqipëria në mënyrë që ti bënte ballë regjimit kriminal të Slobodan Millosheviçit.

Sipas ky shteg do të shërbejë si frymëzim për Forcat e Armatosura, shkollat dhe për të gjithë popullin e Kosovës.

Postimi i Kadri Veselit:

Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj.

Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme.

Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t'u furnizuar nga Republika e Shqipërisë.

“Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco