VIDEO/ Pamje të frikshme të sherrit në Prishtinë, shikoni si qëllohet i riu me pistoletë

VIDEO/ Pamje të frikshme të sherrit në Prishtinë, shikoni si qëllohet i riu me pistoletë

14:46, 14/02/2019

Një plagosje me armë zjarri kishte ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ali Kelmendi” në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Mediat kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura afër vendit të ngjarjes.

Aty shihen disa persona teksa përleshen mesveti dhe njëri prej tyre nxjerr revolen dhe qëllon viktimën.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se rasti i plagosjes ka ndodhur të martën në orën 15 e 34.

“Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri-revole me ç’rast e ka plagosur atë në pjesën e këmbës, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur”, kanë deklaruar në Policinë e Kosovës.

I plagosuri nga njësiti i emergjencës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco