Haradinaj i kujton Thaçit: Dy presidentë kanë shku në shpi kur...

Haradinaj i kujton Thaçit: Dy presidentë kanë shku në shpi kur...

22:33, 13/02/2019

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, I ftuar në emisionin “Rubikon”, në KTV, ka shënjestruar presidentin Hashim Thaçi duke u shprehur se deri tani nuk ka parë asnjë dokument i cili do t’i vërtetonte marrëveshjen mes dy presidentëve për shkëmbim territoresh.

Haradinaj I ka kujtuar Thaçit se, deri tani Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dy presidentë.

“Dy presidentë kanë shku në shpi kur kanë ra ndesh me kushtetutën. S’ka ndodh vendimi, unë retorikën nuk muj me çu në Gjykatë, s’kishin prit as tjerët, e kishin dërgu”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri shtoi se qëndrimet e secilit janë tashmë publike dhe nuk ka se çfarë të komentojë, ndërsa bëri të ditur se bashkëpunimi i tyre vazhdon në çdo temë tjetër ndonëse nuk pajtohen lidhur me taksën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco