Haradinaj: Në Serbi gjenden 3 mijë agjentë rusë

Haradinaj: Në Serbi gjenden 3 mijë agjentë rusë

21:49, 12/02/2019
I ftuar në "Tempora" përballë gazetares Sonila Meço, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka riktheksuar qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve aktualë me Serbinë.
Sipas tij, 17 Shkurti është minimumi i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.
"Ne kemi një komunikim shumë serioz me Washingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës. Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë. Pra, NATO-dhe Rusia", deklaron kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. 
Më tej Haradinaj është shprehur se, në Serbi gjenden 3 mijë agjentë rusë, të infiltruar si pjesë të shoqatave humanitare.
"Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco