Mustafa i del në krah Kurtit kundër Ahmetit

Mustafa i del në krah Kurtit kundër Ahmetit

14:10, 12/02/2019

I pari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur lajm të ditës, padinë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

 Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka të drejtë të akuzojë të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!”

Sipas tij, Ahmeti katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë.

“Njëherë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrenjtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi”, shkruan ndër të tjera Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco