Në lartësi reshje bore, ja temperaturat për sot në Kosovë

Në lartësi reshje bore, ja temperaturat për sot në Kosovë

08:15, 12/02/2019

Pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura që do të rriten ndjeshëm.

Në fillim të javës nga Atlantiku verior një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, me erëra të fuqishme si dhe të reshura shiu, që më pas do të shndërrohen në borë. Në fillim të javës me erërat që parashihet të fryjnë pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.

12.02 – Mot më i ftohtë dhe me erë. Të martën kryesisht me vranësira, kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, me minimale nga -3C deri në +1C, e maksimalet nga 8C deri në 11C, e nga dita e martë do të pësojnë rënie, minimale nga -4C deri në 0C, e maksimalet 0C deri në +4C.

Në fundjavë do të fryj erë e lehtë nga jugu 1-5m/s, e në fillim të javës do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga veriu 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e të hënën do të zbres nën këto vlera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco