Afër marrëveshjes për taksën, Haradinaj do garanci shtesë

Afër marrëveshjes për taksën, Haradinaj do garanci shtesë

13:42, 11/02/2019

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të dialogut, me theks të veçantë për platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

“Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të platformës së dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë.

Burimet e SyriKosova bëjnë të ditur se në takim sërish ka pasur mospajtime për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Megjithatë, këtë javë pritet një marëveshje definitive për tejkalimin e këtij ngërçi. Burimet tona raportojnë se kryeministri Haradinaj këmbëngul që të ketë garanci shtesë nëse pezullohet taksa përkohësisht.Bisedimet mes liderëve pritet të vazhdojnë, ndërkohë ka presion të shtuar nga SHBA-ja që ka kërkuar pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco