Ushtari që përdhunoi minorenen në Gjilan është serb!

Ushtari që përdhunoi minorenen në Gjilan është serb!

11:19, 09/02/2019

Mediat kosovare kanë zbardhur, se ushtari i FSK-së i cili u arrestuar si i dyshuari kryesor për përdhunimin e 15 vjeçares në Gjilan, është me kombësi serbe.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin M.S. pjesëtar serb i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ai më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor, raporton “Metro”. Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit, do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të shumta në këtë qytet të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco