VIDEO/ Restoranti serb me menu vetëm të shteteve që s’e njohin Kosovën

VIDEO/ Restoranti serb me menu vetëm të shteteve që s’e njohin Kosovën

13:38, 08/02/2019

Bërxolla madagaskari, qafë derri laosiane, qebap pule lesoto, këto janë në mënunë e Korcagin, një restoranti serb që shërben ushqime vetëm të shteteve që nuk e njohin Kosovën.

Politika ka hyrë në menunë e këtij restoranti në Beograd,  të obsesionuar pas Kosovës.

Pronari i restorantit, Vojin Cucic, tha në një intervistë për AFP se “në gusht 2017 ne filluam të përgatisim pjata të vendeve që nuk e njohin Kosovën. Ne kemi gatuar pjata të 65 shteteve që nga ajo kohë, 13 prej të cilave janë më të preferuarat në listë, sepse ato shtete e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës.”

Kësisoj, dy dekada pasi Kosova u shpall e pavarur nga Serbia, shkruan AFP, fqinjët e saj vazhdojnë të mbeten të kyçyr në një betejë njohjesh./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco