VIDEO/ Basha në Kukës: Do ta heqim taksën e traut, që ju ka vënë Rama

VIDEO/ Basha në Kukës: Do ta heqim taksën e traut, që ju ka vënë Rama

11:30, 08/02/2019

"Zotohem para jush se çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, do ta zhbëjmë që në javët tona të para në pushtet, duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën!' - Ky qe premtimi i kreut të opozitës Lulzim Basha, ndaj banorëve të Kukësit, me të cilët ka nisur sot në këtë qytet, takimet, që në orët e para të mëngjesit.

"Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje, - Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari: a ka mundësi ta heqë Kukësin e t'ia çojë Kosovës?! Që të mos e kemi votën e kuksianëve! 

Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre! Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.

Zotohem para jush se çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, do ta zhbëjmë që në javët tona të para në pushtet, duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën! Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco