Seancë e jashtëzakonshme për të miturën, që u abuzua nga mësuesi dhe e shfrytëzoi polici

Seancë e jashtëzakonshme për të miturën, që u abuzua nga mësuesi dhe e shfrytëzoi polici

10:56, 08/02/2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, me kërkesë të deputetëve të opozitës. Adoleshentja, sot 18 vjeçe, tha se që nga viti 2016 ishte shfrytëzuar nga profesori i shkollës dhe më pas, si skllave seksi nga polici, ku bëri denoncimin. Seanca nis në orën 12:00.

Një dramë e ngjashme u përjetua edhe në Shqipëri, me fëmijë 14-vjeçarë që abuzuan me moshataren e tyre, por ku Policia dhe institucionet shtetërore u përpoqën ta mbyllin në heshtje. Kjo dramë e tmerrshme u denoncua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe u trajtua vetëm nga opozita. Dje në Kuvend, deputetët e opozitës akuzuan sërisht Qeverinë dhe Policinë për tentativat e tyre për ta heshtur dhe fshehur ngjarjen, por gjithçka mbeti me kaq: qeveria shqiptare dhe Ministri i Brendshëm insistuan në qendrimin e tyre se kishin bërë gjithçka duhej, kur faktet haptazi janë ndryshe.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco