Deklarata e Ambasadorit gjerman në OKB: Ndryshimi i kufijve, i rrezikshëm

Deklarata e Ambasadorit gjerman në OKB: Ndryshimi i kufijve, i rrezikshëm

11:03, 08/02/2019

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.

Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, transmeton Telegrafi.

Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE.

Ndërsa, Heusgen vendimin e Gjykatës Ndëkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë.

“Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.

Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment