VIDEO/ Berisha: Kur Bushi më pyeti kur duhet shpallur Pavarësia e Kosovës, hapën sytë kur thashë...

VIDEO/ Berisha: Kur Bushi më pyeti kur duhet shpallur Pavarësia e Kosovës, hapën sytë kur thashë...

11:36, 07/02/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë sot në Kuvend, atë që e quajti "tregti territoresh" me Kosovën dhe akuzoi  Edi Ramën dhe “argatët e Beogradit”, që edhe emrin e Merkelit e shqiptojnë sllavisht, “Merkell...”, se bëjnë gjithçka për karriget e tyre. Ish -Kryeministri theksoi me forcë:

"E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por... PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës  sjell bllokim automatik të integrimit."

Por, me interes qe kur Berisha tregoi momentin kur Presidenti amerikan Bush e kishte pyetur haptazi se kur mendonte ai, Berisha, se duhej shpallur pavarësia e Kosovës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Zografi i dytë ka marrë përsipër të bëjë tregti territoresh ën Kosovë me argatët e Beogradit në Prishtinë. Lexojeni një intervistë të ministrit gjerman. Është socialdemokrat. Shikoni çfarë thotë dhe çfarë çmimi ka Shqipëria në këtë aferë. E thotë këshilltari i Ramës. “Sepse Merkelli..." e shqiponte sllavisht.... Asgjë nuk e cenon më shumë sigurinë tonë sesa argatët e Beogradët për karrigen e tyre.

E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por... PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës  sjell bllokim automatik të integrimit.

Po ju jap një shembull:

Gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri ishte një moment i tillë. Të dy delegacionet. Presidenti më drejtohet, më thotë:  Më thuaj, cili është mendimi juaj për Kosovën, si zgjidhje?  

Natyrisht, unë mbrojtja me të gjithë argumentet që kisha, pavarësinë.

Aty për aty më kthehet: Qëndrojnë këto që thua ti. Kur mendon ti se duhet shpallur?

Këta që ishin aty hapën sytë. Menduan se unë do t’i thosha “sot ose javën që vjen”.

Jo. I them! Zoti President, meqë ju e keni bërë mendjen dhe shqiptarët do t’ju jenë përgjithmonë mirënjohës, merrni kohën tuaj, se ne nuk duhet të bëhemi mollë sherri midis jush dhe Bashkimit Europian. Ky proces duhet të eci, dihet se kë kemi mik ne, cili është destinacioni ynë. Ky proces duhet të eci me një mirëkuptim. Jo siç bën zotëria me arganët e Beogradit.”/ar.sh/SYRI.NET

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco