OKB-ja sot diskuton për Kosovën

OKB-ja sot diskuton për Kosovën

09:08, 07/02/2019

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Kosovën, është bërë e ditur nga ueb-faqja e OKB-së.

Sipas programit të punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York për ditën e sotme, mbledhja parasheh diskutime për raportin tremujor të punës së UNMIK-ut.

Mbledhja do të fillojë në orën 15 me orën lokale ose 21 me orën evropiane, transmeton Lajmi.net.

Deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të diskutohej për Kosovën pasi katër shtete, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan që raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të jetë në rend të ditës.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ishte ankuar të mërkurën se ekziston një problem i madh brenda Këshillit të Sigurimit ku një numër i shteteve kundërshton diskutimet për Kosovën çdo tre muaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment