Mogherini, “pazare” për Trepçën me Vuçiqin

Mogherini, “pazare” për Trepçën me Vuçiqin

09:33, 07/02/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së , Federica Mogherini zhvilluar mbremjen e se merkures një bisedë telefonike për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perendimor në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini përmes një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçic është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

“Bisedova me presidentin Vuçic për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqën në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini.

Presidenti Vuçic ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Ai ka thënë se masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit.

Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb007/02/2019 15:26

Eshte per te ardhur keq qe bisedimet per aneksimte territorrit te Kosoves i drejton Mogerini si nje diplomate junior duke mos repektuar normen baze te uljes ne bisedimete dy vendeve Kosove -Serbi te sapo dale nga lufta. Kosova si fituse e luftes 1999 dhe Serbia si humbese e kesaj lufte ne te cilen ushtia Serbe kreu krimet me monstruoze mbi popullsine Shqipetare duke moskurresyer gra dhe femije. Pala Kosovare duhet te kerkonte nga pala Serbe qe ti kerkonte falje pakushte popullit Shqipetar per krimet e luftes te kryera mbi popullsine civile ne Kosove gjate luftes ky eshte kushti fillestar per te hyre ne bisedime me Serbine e perkeledhur te EU. Pala Shqipetare ne bisedimete mos leshoje asnje cm te territorit te Kosoves per asnje cmim. Nuk duhet ne asnje menyre te tregetohet pavarsia e Kosoves nga askush dhe per anje premtim te EU.

Shto koment

Denonco