Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:13, 07/02/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Basha në Unazë të re: Projekti ka vdekur, por laraskat ende sillen vërdallë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar sonte protestës së banorëve të Unazës së re.

Basha u shpreh se qëndresa e banorëve nxori në pah aferën korruptive me këtë segment.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/229563/basha-ne-unaze-te-re-projekti-ka-vdekur-por-laraskat-ende-sillen-verdalle/

 

Basha: Shqipëria në krizë të thellë ekonomike. Ulim çmimet e karburanteve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij në zonën e Vorës.

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, kreu i opozitës është shprehur se vendi është përfshirë në një krizë të thellë ekonomike.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/229549/basha-shqiperia-ne-krize-te-thelle-ekonomike-ulim-cmimet-e-karburanteve/

 

FOTO/ Tabaku takim me tregtarë: Nuk ka më shitje, qytetarët nuk blejnë

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka zhvilluat sot takime me tregtarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Tabakut, bizneset sot nuk kishin nisur ende të shisnin edhe pse ora kishte shkuar 12:00 e mesditës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/229538/foto-tabaku-takim-me-tregtare-nuk-ka-me-shitje-qytetaret-nuk-blejne/

 

FOTO/ Meta në SHBA: Të ndalohet shpopullimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin ‘Transatlantic Leadership Network’ të organizuar në Kongresin Amerikan me temë: ‘Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian’.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/229548/foto-meta-ne-shba-te-ndalohet-shpopullimi-i-vendeve-te-ballkanit-perendimor/

 

Media zviceriane: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, pastaj e mori Turqia

Ditët e fundit rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë ‘zhdukjen’ e Air Albania. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/229465/media-zviceriane-air-albania-beri-disa-xhiro-pastaj-e-mori-turqia/

 

Mashtrimet e Kryeministrit, kur Rama bën propagandë me vartësen e tij si studente ekselente....

“Mirëmëngjes me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante kryeministri Edi Rama pak orë më parë në Facebook, duke na bërë të gjithëve kureshtarë të mësojmë për ekselenten.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/229467/mashtrimet-e-kryeministrit-kur-rama-ben-propagande-me-vartesen-e-tij-si-studente-ekselente/

 

VIDEO/ Krimi në familje në Vlorë. Ja çfarë thotë policia

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/kronike/229497/video-krimi-ne-familje-ne-vlore-ja-cfare-thote-policia/

 

LDK e VV bashkohën për dialogun, kritika ndaj Thaçit e Haradinajt

Kreu i LDK, Isa Mustafa, dhe ai i VV, Albin Kurti, kanë zhvilluar sot një takim. Pas këtij takimi ata kanë dalë me një platformë të përbashkët për negociatat e Kosovës me Serbinë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/229501/ldk-e-vv-bashkohen-per-dialogun-kritika-ndaj-thacit-e-haradinajt/

 

Nënshkruhet protokolli i pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Për më shumë           

https://www.syri.net/rajoni/229470/nenshkruhet-protokolli-i-pranimit-te-maqedonise-se-veriut-ne-nato/

 

Intervista epike e Bannon: Macron një jashtëtokësor i pashpirt në shërbim të ‘Davos’

Steve Bannon, ish-kryekëshilltari i Trump, në intervistën për një revistë franceze, stigmatizon Macron.

Ai i bën jehonë lëvizjes së lejek-verdhëve francezë dhe parashikon një tërmet elektoral në zgjedhjet për parlamentin europian në maj 2019…

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/229583/intervista-epike-e-bannon-macron-nje-jashtetokesor-i-pashpirt-ne-sherbim-te-davos/

 

VIDEO/ Lojtari më i përfolur i Realit, shikoni çfarë bën 18-vjeçari në ‘El Clasico’

Real Madrid po fiton 1-0 përballë Barcelonës në “El Clasicon” që po zhvillohet në “Camp Nou” të vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Kupën e Mbretit.

Në minutën e 18’ Vinicius kishte një rast të mirë, përsëri mbrojtja e Barcelonës kapet në ‘gjumë’.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/229615/video-lojtari-me-i-perfolur-i-realit-shikoni-cfare-ben-18-vjecari-ne-el-clasico/

                                    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco