Bashkësia hebreje në Kosovë, reagon për injorimit të konsulles Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB

Bashkësia hebreje në Kosovë, reagon për injorimit të konsulles Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB

21:18, 06/02/2019

Pas lajmit të publikuar në media  në lidhje me injorimin që i është bërë konsulles së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija.

Injorimi iu bë nga Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.

Në reagimin e kësaj bashkësie thuhet se populli shqiptar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore me vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe shpëtuar familjet hebraike në Kosovë dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve të disa familjeve nga ana e Institutit Yad Vashem në Jerusalem, Institut që punon në identifikimin e familjeve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Lexoni të plotë reagimin e Bet Izrael Kosova

“Të nderuara media të Republikës së Kosovës, na lejoni që përmes këtij reagimi të shprehim mllefin tonë ndaj fjalimit të diplomates shqiptare në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më datë 05.02.2019 përmes disa medieve elektronike në Kosovë, jemi informuar në lidhje me Konferencën ” Një çështje e njerëzimit : Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”, që është mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe sjelljen e Ambasadores së Shqipërisë në OKB, znj. Besiana Kadare ndaj konsulles së përgjithshme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, znj. Teuta Sahatqija.

Për Bashkësinë Hebreje –Bet Izrael Kosova nëse këto që mediet theksojnë janë të vërteta, atëherë jo vetëm që është e papranueshme një sjellje e tillë por është edhe sjellje injorimi ndaj diplomates kosovare, e posaçërisht në lidhje me kërkesën e saj për të prezantuar marrëdhëniet ndihmën dhe trajtimin qe iu bë popullit hebrenj nga popullit shqiptar i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Populli shqiptar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore me vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe shpëtuar familjet hebraike në Kosovë dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve të disa familjeve tona nga ana e Institutit Yad Vashem në Jerusalem, Institut që punon në identifikimin e familjeve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mohimi i së drejtës për të folur dhe prezantuar historinë e popullit të Kosovës dhe të hebrenjve që u shpëtuan në Kosovë, paraqet jo vetëm një akt të papëlqyeshëm të diplomates shqiptare, por edhe një skandal, sidomos kur të dihet mirë se diplomatja vjen nga Republika e Shqipërisë.

Bashkësia Hebreje –Bet Izrael Kosova pret dhe kërkon nga Ministria e Punëve te Jashtme e Shqipërisë që të thërras në përgjegjësi ambasadoren znj. Kadare dhe që mos të lejojë përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Bashkësia Hebreje –Bet Izrael Kosova edhe një herë i kërkon falje gjithë popullit të Kosovës për këtë sjellje të Ambasadores së Shqipërisë në OKB znj. Besiana Kadare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kreshniku08/02/2019 15:51

SI BESIANA KADARE E PERDHOSI BESEN E SHQIPTAREVE TE AMERIKES …Ose hija e sames se Rilindjes ne institucione me te larta qe turperon Kosoven…!” Mediat me prestigj te larte kosovare japin nje lajm te kobshem. Po ky nuk i ben pershtypje korbave te politikes dhe diplomacise shqiptare. Sipas tyre ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar konsullen e përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Diktatorja e manykyrit qe i mbyll gojen motres se saj. Po ku kane moter serbianet?! Cilat jane meritat e saj te arrije te mbaje kete post, te cilin duhe ta dorezonte me kohe?! 17 pjesëmarrës ambasadore te disa shteteve në këtë konferencë kanë folur për shpëtimin e hebrenjve, të cilët janë strehuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet tjera shqiptare. Dy zera do te ishte mire te flisnin. Kjo do ti bente nje praqitje dhe nje nder me shume ceshtjes se kosoves, madje do ta sillte ne vemendje shtetin izraelit qe nuk e ka njohur Kosoven. Tani Kosova ka nevoje per njohje. Kur kishin nevoje muslimanet e Kosoves rrezikun jeten dhe familjen. Keto do te thoshte zonjateuta, por Kadri kadareja e jone pasi ka marre nje telefonate nga beogradi sipas te dhenave nen ze, nuk e ka lejuar te flase motren tone kosvare. Ambasadorja Sahatqija, ka tentuar disa herë në këtë konferencë ta bëjë të paktën një pyetje, për pjesën e kohës që ishte dedikuar vetëm për pyetje nga audienca, por, edhe kjo i është mohuar, sa ajo eshte detyruar e ofenduar ka braktisur konferencën. Kjo sjellje e ambasadores Kadare, ka irrituar komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët ishin të pranishëm. Cafo Boga, biznesmen dhe financier, dhe anëtar i respektuar në komunitetin shqiptar, kontribuues dhe filantrop i dalluar për kulturë, në shenjë pakënaqësie të mos dhënies së fjalës nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se po e sheh ambasadoren e Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqija,në rresht me të, edhe pse ajo do duhej të ishte në panel, e të flet për Kosovën, se si ky shtet ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Shpëtimi i hebrenjve ishte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, pra i shpëtuam si komb që jemi. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë kufijve gjeografikë të Shqipërisë. Të njëjtat histori të shpëtimit të hebrenjve nga kombi shqiptar kanë ndodhur edhe në Kosovë, Mal të Zi, dhe në vendet tjera ku kanë jetuar shqiptarët. Dhe më duket se aktet e tyre po harrohen nëse ne fokusohemi vetëm te Shqipëria”, tha Boga. Aj tha për Telegrafin: “Ende nuk e di pse më është mohuar fjalimi im në këtë konferencë . Kam kërkuar të jem në panel, por nuk u bë, pastaj kërkova të kem fjalën time si mysafire, por as kjo nuk mu lejua”, tha Sahatqija, duke shtuar se gjatë konferencës iu dha fjala disa diplomatëve të tjerë, por jo edhe asaj. Kadare nuk përmendi edhe kontributin e Kosovës për të shpëtuar dhe strehuar hebrenjtë. Në këtë konferencë i pranishëm ka qenë edhe shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, i cili bashkë me Joseph DioGuardi, një mik i shqiptarë ve të Kosovës, kanë kërkuar njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilltari Gjonaj kishte folur për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se të dy popujt kanë pasur një histori të ngjashme. Ndërkaq, Joseph DioGuardi, ka kritikuar ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila në fjalimin e saj fare nuk e përmendi Kosovën, shtet ky që ka shpëtuar shumë hebrenj gjatë luftës së Dytë Botërore. Për shpëtimin dhe strehimin e hebrenjve nga populli i Kosovës, kishte folur edhe kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. …dhe nje shkrim i botuar kohe me pare per veprimin e ulet te Besianes, qe nu ka kush ia luan kokrren e thanes…! Shkimtari shqiptar me origjine nga cifutet e Spanjes, Ismail Kadare deshmohet se është ikona e letërsisë shqiptare, një personalitet në kulturën tonë që ka si argument të vetin historik dëmin që osmanët i kanë bërë shqiptarëve në shekuj. Por vajza e tij është ambasadorja e Shqipërisë në OKB që ka votuar kundër SHBA e pro Turqisë për një çështje që shumica e vendeve të Ballkanit abstenuan ose nuk morën pjesë. Në një lidhje direkte me emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, zonja Kadare tha se ne zgjodhëm Brukselin, pastaj vjen Washingtoni. Ambasadorja Kadare mashtroi kur tha se kishte një vendim unifikues të BE kundër SHBA, pasi në Ballkan Kroacia që është anëtare e BE nuk abstenoi, ndërsa Shqipëria që nuk është anëtare votoi pro rezolutës së Erdogan e kundër vendimit amerikan. Vota e saj dëshpëroi shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët e shohin Amerikën si atdheun e tyre të dytë për shkak të rolit të Amerikës në vitin 1999, kur bombardoi Jugosllavinë, për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe. Nuk dihet se si erdhi ne krye te misionit diplomatic ne organzmin me te larte [politik te botes dhe per cilat merita vajaz a eshkrimtarit dhe e kupoles bunkeriane te stalinizmit shqiptar, e cila e perdhosi keqas besen e shqiptareve te Amerikes dhene ne pafundesi shetit te te drejtave dhe lirive njrezore edhe se ekzistencen e kemi prej politikes dhe popullit amerikan. Po c’politike per vec polithikes di te beje Besiana, per vec se te lyej thonjt dhe te ndryshoje ngjyren dhe ondulacionin e flokeve?! Cili ishte kompromisi qe qeveria beri me shkrimtarin ne presence te nje te treti qe ai te heshtje ndaj nje ceshtje dhe qeveria te dekretonte vajzen e tij si ambasadore. Kete e din media e Tiranes, por i pelqen turkoshakeve lengu i thanes. Te sigurte si te gjithe te tjeret do ta hane shkopin e ketij fruit te tharte qe te mbet ne fyt! Do te ishte ne nderin e shkrimtarit qe te kerkonte menjehere shkarkimin e te bijes nga kjo detyre, ndryshe asnje liber apo shkrim i tij nuk ka vlere!

Shto koment

Denonco