Në Kosovë nis ndërtimi i hekurudhës  210 milionëshe

Në Kosovë nis ndërtimi i hekurudhës 210 milionëshe

14:40, 06/02/2019

Hekurudha që lidh Fushë Kosovën me Hanin e  Elezit shumë shpejt do të duket më ndryshe. Punimet në rehabilitimin e saj do të nisin në ditët në vijim.  Sot veç është bërë hapi i parë për rregullimin e kësaj hekurudhe që ka rendësi të madhe për Kosovën.

Infrakos ka nënshkruar kontratës me Generale Construzioni Ferrovarie (GCF), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Kjo kontratë ka peshën e jo më pak se 210 milionë eurove.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për vendin.

Sipas tij, me këtë projekt do të hapen edhe vende të reja pune.

“Sot është një ditë feste në Kosovë pasi nga sot fillojnë punimet për rehabilitimit të një segmenti të rëndësishëm që është fushë Kosovë -Hani i Elezit. Punimet zgjasin 24 muaj dhe i bie që në fillim të viti 2021 kemi hekurudha të mira. Anët e mira të ditës së sotme se ky është një investim i përbashkët, investon Kosova dhe BE-ja”, tha Haradinaj.

Shefi i qeverisë u zotua se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara deri në Merdare dhe në Leshak.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u shpreh se investimi në hekurudha është një lajm i mirë.

“Sot po fillon diçka e re për hekurudhën e Kosovës, do të ndodh investimi në hekurudha. Trenat do të kenë mundësi të zhvillojnë shpejtësi deri në 150 km në orë. Nga sot 210 milionë euro para të siguruara nga Qeveria e Kosovës përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Edhe sistemi hekurudhor në Kosovë është prioritet për qeverinë”, tha Lekaj.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, tha se me këtë investim Kosova do të ketë një hekurudhë moderne.

“Që nga nesër do të fillojnë punimet, besoj që kemi bërë një përgatitje të mirë dhe do të kemi një linjë që do të jetë moderne dhe i bashkon të gjitha kriteret e BE-së”, u shpreh tha Thaçi.

Kurse, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Luigi Brusa, tregoi se kjo hekurudhë do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës.

“Në fazën e parë ndërhyrja jonë është rreth 40 milionë euro duke përfshirë edhe fazën e projektimit. Ne jemi duke bashkuar njerëz dhe do të ketë një ndikim shumë pozitiv për Kosovën. Do të krijohen 120 vende të reja të punës. Kjo është punë e madhe dhe jam shumë i lumtur për fillimin e këtij punimi”. /Fatos Shala. monitor.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco