BE-ja me standarde të dyfishta për Kosovën

BE-ja me standarde të dyfishta për Kosovën

13:27, 06/02/2019

Ideja e Bashkimit Evropian, që çështja e statusit përfundimtar të kombinatit “Trepça” duhet të zgjidhet nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, është skandaloze, thotë ish deputetja Myzejene Selmani, e cila për vie me radhë kishte udhëhequr Komisionin për ekonomi.

Ajo shtron pyetjen se si mund të arrihet normalizimi i raporteve me ndërhyrjet në çështjet e brendshme me theks pronës të një vendi.

“Nxjerrja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në koordinim të plotë edhe me vendet e BE. Në nenin 2 të Kushtetutës thuhet se Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”, shprehet Selmani.

Në frymën e kësaj, ajo shton se si mundet që pasuria e një shteti të negociohet me pretenduesit e asaj pasurie nga një shtet tjetër?

“BE e di mirë që të gjitha çështjet janë të rregulluara me kushtetutë dhe ligje, të cilat janë monitoruar edhe nga vetë zyra e ish përfaqësuesit të BE në Kosovë. Kosova është shtet dhe me kushtetutë askush nuk mund të cenojë tërësinë territoriale apo pronën e atij vendi, sepse kjo është e dënueshme”, thotë Selmani.

Sipas saj, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic e di fare mirë këtë nga përvoja e vendit të saj.

Kuvendi i Kosovës si autoriteti më i lartë në Kosovë më 2 shkurt ka miratuar statutin e kombinatit “Trepça”. B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco