Reagim i fuqishëm i Haradinajt për Trepçën: BE ka humbur rrugën, nuk do ta lejojmë ndarjen e Kosovës!

Reagim i fuqishëm i Haradinajt për Trepçën: BE ka humbur rrugën, nuk do ta lejojmë ndarjen e Kosovës!

13:02, 05/02/2019

Një reagim i fuqishëm ka ardhur nga kryeministri kosovar Ramush Haradinaj para pak minutash lidhur me qendrimin e BE-së për Statusin e Trepçës:

"Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr - ka deklaruar shprehimisht Haradinaj. - Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës." ka përfunduar qendrimin e tij të prerë e të vendosur, Haradinaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco