Ja si janë shantazhuar nga BIA, ushtarët serbë të Kosovës

Ja si janë shantazhuar nga BIA, ushtarët serbë të Kosovës

19:07, 19/01/2019

Dy pjesëtarë të FSK-së Alen Ujkaniviq, bashkë me vëllanë e tij Anel Ujkaniviq, po udhëtonin nga Leposaviqi për në Serbi për të vizituar familjarë këtë vikend.

Por, kalimi i kësaj pike kufitare për ta ka zgjatur tri orë. Ata janë ndalur nga forcat serbe për t’u marrë në pyetje. Në një bisedë telefonike, Alen Ujkanoviq thotë se është intervistuar 40 minuta nga policët serbë, raporton SyriKosova.

“Për familjen time, punën time, për shkollën time fillore e të mesme. Më pyetën edhe për Akademinë Ushtarake dhe të gjitha informatat për ushtrinë. Më pyetën për serbët që punojnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Aleni.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai është ndalur nga pala serbe vetëm pse është pjesëtar i FSK-së. Njëjtë kishte ndodhur më 1 janar, derisa ai po shkonte për të festuar në Serbi.

“Herën e parë nuk më kanë marrë në pyetje, vetëm më kanë ndalur një orë dhe m’i kanë kontrolluar dokumentet”, shton ai.

Përkundër ndalesave, ai thotë se i pëlqen puna që bën, por nuk e di edhe sa do të vazhdojë të jetë pjesë e FSK-së.

“Nuk e di, nuk e di, ndoshta. Dua të rri në Kosovë. Për mua është shumë mirë, ndjehem shumë mirë”, theksoi Alen Ujkanoviq.

Pas orës 12, vëllezërit Ujkanoviq janë liruar dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre. Për këto ndalesa ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka krahasuar me ato të regjimit të Millosheviqit. Ndalimin e tyre e ka dënuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë menjëherë lidhur me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco