Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
VIDEO/ Basha: Sot nisim aksionin për të rrëzuar me çdo kusht të sëmurin psiqik
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte mjaft i qartë sot jashtë dyerve të Kuvendit ku deputetë e opozitës nuk u lejuan të flasin.
Ai tha se që sot opozita e bashkuar sëbashku me qytetarët do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar të sëmurin psiqik që ka marrë peng Shqipërinë.
Për më shumë
Kryemadhi: Nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik
E ashpër është treguar pas seancës së sotme p[parlamentare, Monika kryemadhi, kryetarja e LSI-së.
Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se, nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik.
Për më shumë
Sali Berisha: Ky është parlamenti i horrave, kështu votojnë kriminelët që nxjerrin opozitën jashtë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë mjaft iu ashpër sot, pasi kreu i Kuvendit i mohoi opozitës të drejtën e fjalës dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme, për dekretimin dhe shkarkimin e ministrave.
Për më shumë
Dalin provat / Rama gënjen, përdor shokun për oxhakun 18 mijë euro
'Edi Rama duhet të ishte në burg për fshehje pasurie'.
Kështu deklaroi sot në një konferencë shtypi zëdhënësja e PD Ina Zhupa e ciloa theksoi se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel duke vjedhur shqiptarët çdo ditë.
Për më shumë
VIDEO/ Studentët protestues, me valle për të mbajtur moralin lart
Studentët protestues brenda Fakultetit Filologjik dhe që vazhdojnë bojkotin e mësimit, po kërcejnë valle popullore për të mbajtur moralin lart dhe për të vazhduar me vendosmëri, rrugën paqesore për plotësimin e kërkesave të tyre.
Për më shumë
Flet Kelment Balili: Ja pse nuk më arrestoi Policia në banesën time
Kelment Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report TV, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Ai ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe se si i shpëtoi policisë, në 16 operacione.
Për më shumë
Kosova vendos: Afër çdo produkti në dyqane, flamuri i shtetit nga vjen
Kosova ka filluar të zbatojë, amandamentin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës. Këtë e ka bërë të ditur edhe kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Për më shumë
Pasi i rezistoi mocionit të mosbesimit, flet Theresa May: Ja çfarë do të ndodhë me Brexit
Theresa May i ka shpëtuar mocionit të mosbesimit dhe do të vashdojë që të jetë kryeminstria e britanisë.
Por parlamenti më herët ka rrëzuar marrëveshjen me Bashkimin Europian.
Për më shumë
FOTO/ Ish-gjyqtari i njohur bën moviolën e Juve-Milan, ja ku gaboi kryesori
Ish-gjyqtari Graciano Cesari, në një prononcim për “Sportmediaset”, bën moviolën e Juve-Milan, e cila pati disa polemika për vendimet e kryesorit Luca Banti.
Për më shumë
© SYRI.net