Kosova vendos: Afër çdo produkti në dyqane, flamuri i shtetit nga vjen

Kosova vendos: Afër çdo produkti në dyqane, flamuri i shtetit nga vjen

13:16, 16/01/2019

Kosova ka filluar të zbatojë, amandamentin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës. Këtë e ka bërë të ditur edhe kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD, Dardan Sejdiu, në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës.

Tani e tutje qytetarët nuk kanë nevojë për t'i  lexuar a njohur barkodet. E lehtë është me të shihet se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili është prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti.

Shkrimit të tij ai i ka bashkëgjitur dy fotografi, për të cilat ka treguar se nuk janë të tij por janë marrë nga një postim.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco