U bëre edhe ti Berat!

U bëre edhe ti Berat!

16:09, 15/01/2019 Nga SYRI.net

Duket se operacioni “Të fala Sandrit” i nisur shumë kohë më parë nga Edi Rama sapo hipi në pushtet, tani ka mbërritur në kulmin e tij. Që nga periudha që u lëshua kjo fjalë-kod kanë rrjedhur shumë ujëra, tenderë e punë publike nëpër Shqipëri. Por tani ka ardhur koha që tashmë kufomës që shërbeu këto 6 vite, ti bëhen edhe adetet e fundit.

Ashtu siç shkruante një gazetar i njohur në faqen e tij në FB, përveç studios së Rudina Magjistarit tek e cila Rama nuk shkel dot sepse mund ti fanepset fantazma e një prej ish-grave të tij duke vrapuar e u arratisur rrugëve të Tiranë me fustan nate; me hematoma në fytyrë dhe shembje nëpër trup nga druri i ngrënë, të gjithë emisionet e tjera të TV Klan janë vënë në shërbim të makiazhit të kufomës.

Seria e re u shfaq në studion e  “Opinion” të Blendi Fevziut, e cila u kthye në një sallon estetike për Ramën nga njëra ana dhe dhomë linçimi nga ana tjetër, për “Kadriun” nga Kosova, gazetarin Berat Buzhala.

Protagonistë vetë Baton Haxhiu i kthyer urgjent nga Londra, Muç Nano i zbritur direkt nga maja e malit Tomor ose ndryshe Olimpit Shqiptar dhe Preç Zogaj, pasi kishte rilexuar “Metamorfozën” e Franc Kafkës.

Natyrisht mbi kokat e tyre si gjithmonë qëndronte Blendi Fevziu, por këtë herë pa shkop në dorë për të mbajtur rregull, të paktën etik, kur fyhej e denigrohej kolegu që kishte bërë gjitha atë rrugë nga Prishtina. Sepse Batoni dihet që është instaluar në “shtëpinë” e Tiranës në këto kohë që kufomës që ka këshilluar, po i bëhen shërbimet e fundit.

Gjithsesi Fevziu ishte në rolin e tij në funksion të shikueshmërisë së emisionit, por sjellja e të tjerëve veçanërisht “vendallinjëve” Mustafa Nonos dhe Preç Zogajt, ishte e turpshme.

Muç Nano arriti deri aty sa ti thoshte Buzhalës, “na vjen ti që nga Prishtina këtu...”. I përsëritur ky përrua i Muçit që përmbyt studion e Fevziut me mbetje diskriminimi, racizmi, megalomanizmi e deliri shpërthyes. E bën edhe për gazetarë që rropaten në terren, siç ndodhi me Klodiana Lalën për shembull. E bën me këdo, që nuk mendon si “alieni i Skraparit”.

Përgjërohu Buzhala “i shkretë” - ore veç fjalën dhe mendimin tim kam, edhe atë do ma hiqni?! - Bum kokës Muçi, pushooo Preçi, bëj sikur nuk dëgjon Fevziu…

Hapte gojën e artikulonte mendimin e tij Buzhala për lojën skuthe të Edi Ramës me Kosovën, bënte nervozin dhe parimorin Muçi; U bëre ti të na bësh rolin e garantit të interesave kombëtare!

Pastaj lëshohej Batoi që e ka shndërruar TV Klan Kosovën më keq se ERTV-në e Ramës: Më ke sha nga nëna…

E kështu me radhë, Muçi, Batoni e Preçi; kush e kush të kompleksonte më shumë një zë ndryshe në atë studio.

Kurse Fevziu, në vend që të rrëmbente shkopin e tij të famshëm për të ndërprerë këtë maskaradë të turpshme e mbante kokën mbi ekranin e celularit për t’ju gëzuar shikueshmërisë. Sepse porositë e Sandrit, kishte kush ti mbaronte!

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco